وَعَدَ اللّٰهُ الَّذٖينَ اٰمَنُوا مِنْكُمْ وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَيَسْتَخْلِفَنَّهُمْ فِي الْاَرْضِ كَمَا اسْتَخْلَفَ الَّذٖينَ مِنْ قَبْلِهِمْࣕ وَلَيُمَكِّنَنَّ لَهُمْ دٖينَهُمُ الَّذِي ارْتَضٰى لَهُمْ وَلَيُبَدِّلَنَّهُمْ مِنْ بَعْدِ خَوْفِهِمْ اَمْناًؕ يَعْبُدُونَنٖي لَا يُشْرِكُونَ بٖي شَيْـٔاًؕ وَمَنْ كَفَرَ بَعْدَ ذٰلِكَ فَاُو۬لٰٓئِكَ هُمُ الْفَاسِقُونَ
“Allahu u ka premtuar atyre prej jush, që besojnë dhe që bëjnë vepra të mira, se do t’i bëjë mëkëmbës në Tokë, ashtu si i ka bërë ata para tyre dhe që do t’ua forcojë fenë e tyre, me të cilën Ai është i kënaqur dhe që frikën do t’ua shndërrojë në siguri. Le të më adhurojnë Mua e të mos Më shoqërojnë asgjë (në adhurim). Sa për ata që, pas kësaj, mohojnë (besimin), pikërisht ata janë të mbrapshtët.”¹
Pejgamberi savs ka thënë:
“يوشك الأمم أن تداعى عليكم كما تداعى الأكلة إلى قصعتها” ”
Do ju vërsulen juve popujt e tjerë siç i vërsulen ushqimit. Një sahabi e pyeti: A do të sulmojnë ngaqë do të jemi pak? Pejgamberi savs tha: Jo, atëherë do të jeni shumë, por do të jeni si shkuma e ujit. Allahu do ta heqë nga zemra e armikut madhështinë tuaj dhe frikën ndaj jush, dhe në zemrat tuaja do të vendosë vehnin. -Çfarë është vehni o i Dërguari i Allahut? -Dashuria për dynjanë dhe urrejtja e vdekjes.”²
Xhemat i nderuar! Me këtë hadith Pejgamberi savs na përkujton se muslimanët për sa kohë të jenë në unitet do ta ruajnë ekzistencën. Për sa kohë veprojnë me vetëdijen e ummetit e ruajnë krenarinë dhe nderin e tyre. Për sa kohë ti kenë zemrat e bashkuara ruajnë madhështinë dhe krenarinë. Por kur muslimanët të harrojnë qëllimin e tyre, të harrojnë ahiretin, llogarinë, xhenetin dhe xhehenemin dhe të fillojnë ta duan shumë dynjanë ata do ta humbin forcën dhe do poshtërohen.
Vëllezër dhe motra! Ne shpeshherë duke u marrë me angazhimet e përditshme mund të harrojmë përgjegjësitë tona si rob të Allahut. Mund të anashkalojmë parimet islame. Mund të zhytemi tepër në ambiciet që kemi për këtë botë dhe harrojmë se ka edhe ahiret. Normalisht që islami nuk është fe totalisht askete dhe shpirtërore dhe kurrë nuk ka nxitur dembelizmin dhe plogështinë, përkundrazi nxit punën dhe aktivitetin. Allahu thotë në Kur’an:
وَابْتَغِ فٖيمَٓا اٰتٰيكَ اللّٰهُ الدَّارَ الْاٰخِرَةَ وَلَا تَنْسَ نَصٖيبَكَ مِنَ الدُّنْيَا وَاَحْسِنْ كَمَٓا اَحْسَنَ اللّٰهُ اِلَيْكَ وَلَا تَبْغِ الْفَسَادَ فِي الْاَرْضِؕ اِنَّ اللّٰهَ لَا يُحِبُّ الْمُفْسِدٖينَ
Por përpiqu me atë që të ka dhënë Allahu të fitosh jetën e botës së ardhshme, duke mos harruar pjesën tënde në këtë botë. Bëju mirë të tjerëve, ashtu si të ka bërë mirë ty Allahu. Mos kërko ngatërresa në Tokë, sepse Allahu nuk i do ngatërrestarët.”³
Pra besimtari duhet të jetë aktiv, punëtor dhe pjesëmarrës në zhvillimin dhe ecurinë e botës ku jeton. Por pika kyçe në këto që përmendëm është mesatarja, balanca që duhet të krijohet mes jetës së kësaj bote dhe botës tjetër. Ndryshimi ynë nga jobesimtarët është se ne besojmë dhe aspirojmë përtej jetës së kësaj bote pa e anashkaluar dhe neglizhuar botën ku jetojmë dhe përgjegjësitë që kemi.
Por fatkeqësisht në botën ku jetojmë kemi shumë ngatërrestarë që bëjnë ngatërresa në tokë (duke iu referuar ajetit të fundit që cituam) e këto nuk janë vetëm jashtë por edhe brenda nesh. Shumë prej atyre që pretendojnë që po thërrasin në islam, në rrugën e Allahut kanë rënë në iluzionet e tyre duke krijuar debate të panevojshme dhe të padobishme ndër besimtarë. Ngatërrohen me kolegët e tyre (thirrës në islam) që kanë mendime të ndryshme brenda fesë. Ata kalojnë në një betejë të brendshme që vetëm e dobësojnë unitetin e muslimanëve. Bien në nivelin e fëmijëve të shkollës fillore, që kapen për gjëra absurde se kush është më i mirë, apo se baba im është më i fortë, e në fund thonë hajt se takohemi pas mësimit (gjoja për sherr).
Ky është një faj i rëndë dhe përgjegjësi e madhe sepse këta duke u zhytur në iluzionin dhe partizanllëkun e tyre, nuk po e shohin/lexojnë gjendjen e botës ku jetojnë. Bota çdo ditë po shkon drejt ekstremeve dhe nuk është aspak koha dhe luksi për ndasi sektare. Them se këto prijës po e humbin seriozitetin dhe peshën tek njerëzit dhe shfaqin këto përpëlitje.
Teksa në botë po shtohen ekstremitetet dhe e keqja po lufton haptazi e po kaplon hapësirë të gjerë, muslimanët duhet t’i mëshojnë me forcë unitetit mes tyre, diskursi i ligjërimit duhet të jetë në këtë drejtim.
-
Surja Nur ajeti 55 2)Ebu Davud, Melahim 5 Ahmed ibn Hanbel V. 278
-
Surja Kasas ajeti 77