Urdherimi per mire dhe ndalimi nga e keqja

3 min read

Cover for Urdherimi per mire dhe ndalimi nga e keqja

وَلْتَكُنْ مِنْكُمْ اُمَّةٌ يَدْعُونَ اِلَى الْخَيْرِ وَيَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنْكَرِؕ وَاُو۬لٰٓئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ

“Le të dalë prej jush një grup që të thërrasë për në mirësi, të urdhërojë për vepra të mira e të ndalojë prej veprave të shëmtuara! Këta njerëz do të jenë të shpëtuarit.” (Ali imran 104)

Pejgamberi savs ka thënë: “Kush e sheh një të keqe, le ta ndryshojë me dorë. Nëse nuk mundet le ta ndryshojë me gjuhë. Nëse nuk mundet le ta ndryshojë (urrejë) me zemër, e kjo është grada me e dobët e besimit.”

Xhemat i nderuar!

E keqja, devijimi dhe imoraliteti janë si zjarri. Sa më shumë të përhapen aq më shumë na kaplon të gjithëve si një zjarr i madh. Prioriteti i shoqërisë sot është që të sigurojë të ardhmen e fëmijës në aspektin material. Dhe për hatër të arritjes së këtij qëllimi paguhen kosto të mëdha që shkojnë deri tek besimi. Derti për të mësuar udhëzimin dhe këshillën e Krijuesit tonë, Allahut, tek i Cili është kthimi, është shumë i paktë e nganjëherë hiç. Rëndësi i jepet sigurimit të kësaj bote. Detyra e një nëne është të ushqejë fëmijën e vet. Por nëse aty ku gjendet ka shërbyer zjarri detyra urgjente është të fikë zjarrin se përndryshe do ti djegë nënën edhe fëmijën. Çfarë është shuarja e këtij zjarri? Është edukimi i brezave me islam që do ti shpëtojë nga zjarri i përjetshëm.

Pra është e detyrueshme që të gjithë të bëjnë përpjekje për të përmbushur detyrën e urdhërimit për mirë dhe pengimit të së keqes deri sa të jemi gjallë. Për ta kuptuar se sa e rëndësishme është kjo dhe sa e rëndë është braktisja e saj po ju tregoj historinë e “popullit të së shtunës” (ashabus’sebt) që ishin një bashkësi hebreje. Këtyre u ishte ndaluar peshkimi ditëve të shtuna. Ky popull u nda në 3 grupe:

  1. Ata që nuk u bindën

  2. Ata që zbatuan urdhërin por që edhe heshtën.

  3. Ata që edhe zbatuan urdhërin edhe reaguan, këshilluan dhe qortuan ata që nuk u bindën.

Grupi i dytë i thoshte grupit të tretë: “Përse e këshilloni popullin që Allahu do ta zhdukë ose do ta ndëshkojë ashpër?” Ata u përgjigjnin: “Për tu arsyetuar para Zotit tuaj dhe për ti ruajtur ata nga gjynahet!”

Më vonë këta që heshtën ngritën një mur ndarës me pjesën e pabindur për të mos i prekur ndëshkimi. Pas njëfarë kohe zërat e njerëzve në anën tjetër të murit, u prenë. Kur çtë shohin, pjesa e pabindur ishin kthyer në majmunë. Pas 3 ditësh vdiqën të gjithë. E njëjta gjë ndodhi edhe me pjesën që heshtnin.

Le ta dëgjojmë nga Kurani fisnik këtë ngjarje.

“Pyeti ata për qytetin që gjendej në bregdet dhe per çfarë i gjeti banorët e tij kur thyen urdhëresën e Sabatit (së shtunës)! Atë ditë u vinin peshqit me shumicë, ndërsa ditëve tjera që nuk i kremtonin, nuk u vinin. Kështu, Ne i vumë në provë, sepse bënin punë të mbrapshta.

Kur disa prej tyre thanë: Përse e këshilloni popullin që Allahu do ta zhdukë ose do ta ndēshkojë ashpër?! Kēshilltarët u pērgjigjën: “Pēr ťu arsyetuar para Zotit tuaj dhe që ju të mund të ruheni nga gjynahet!”

Por, kur e harruan atë per të cilen ishin paralajmëruar, Ne i shpētuam ata që kēshillonin, kurse i ndëshkuam ashpër keqbërësit, për shkak të mosbindjes sẽ tyre.

Kur ata ngulmuan me mendjemadhësi, të bënin atë që u ishte ndaluar, Ne U thamë: “Behuni majmunë të përbuzur!“. (El-A’raf, 163-166.)